Sot Petrit Vasili ka degraduar gjatë seancës parlamentare. Ai ka përdorur një fjalor aspak etik ndaj socialistit Ulsi Manja, i cili ka folur nga vendi, ndërsa Vasili duhet të fliste në foltore.
“Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…do rroj me frikën tënde. Mbaje standardin”, tha Vasili.
Krytari i Kuvendit Ruçi i ka kërkuar të vazhdojë, pasi deputeti i PS nuk po fliste më. “Vazhdo tani. Ore zotëri ai është ulur në vend nuk po flet”, tha Ruçi.
Më tej Vasili ka thënë se detyrimi i përgjigjes së pyetjeve, është një detyrim i rregullores. “Detyrimi i përgjigjes së pyetjeve është një detyrim i rregullores. Janë 10 pyetje të depozituara, dhe në rast se ministrja nuk ka dijeninë e duhur, s’ka mundësinë për t’u përgjigjur, ndale seancën.
E ka detyrim kthimin e përgjigjes ministrja e Financave. Ka detyrim të kthejë përgjigje. Kjo rregullore flet qartë. Përgjigjen e zgjedh ministrja, por duhet të përgjigjet. Nëse do ta bësh siç duhet, bëjë, por mos e bëj kooperativë. Ka detyrimin për t’u përgjigjur, se atëherë ky Parlament është kot”, përfundoi ai.