Kryemadhi i drejtohet Denajt: Je gati të sakrifikosh fëmijët e tu për Ramën?

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot në seancën parlamentare se ka më se një muaj që SHBA, nëpërmjet “Zërit të Amerikës” denoncon se socialistët kanë ardhur në pushtet me vota të blera me para të drogës dhe krimit të organizuar.

Por sipas saj, në këtë mes bëjnë përjashtim disa socialistë të vjetër.

“Të tjerët nuk janë gjë tjetër, veçse vazhdim i supermenit Vagjush Dako, akullores. Kjo viktima këtu (ministrja e Financave Anila Denaj), që vjen nga një biznes i mesëm dhe që për hir të së vërtetës, familja e saj nuk e dimë në i ka rënë në qafë drejtoresha e tatimeve, vjen këtu dhe të mbulojë mashtrimet e shefit të saj, i cili ka bërë zhvillim dhe del me çorape se deri dje dilte… Kjo zonja këtu, duhet të kuptoj shumë mirë se nuk mund të shpëtosh dot transaksionet e shefit tënd”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo deklaroi se për hir të shoqërisë së saj me familjarët e Edi Ramës, ka marrë përsipër një përgjegjësi shumë të rëndë.

“Nëse je gati të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën, dashuria jote i kapërcen të gjitha ekstremet”, tha Kryemadhi.

Liderja e LSI, shtoi se deputetët duhet të sjellin një model tjetër, dhe një sjellje tjetër, jo të kriminelëve dhe drogaxhinjve.

 

Zjarr Tv Ad