Një 25 vjeçar nga Kopliku është shpëtuar pas katër orësh që kurse ishte rrëzuar në një lartësi prej 100 metrash teksa kulloste bagëtitë.
I riu me iniciale Z.D, është rrëzuar në malin e fshatit Shkëmbaj.
Ishte një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë që shkoi në zonë, duke bërë të mundur gjetjen e të riut, i cili ka pësuar disa plagë në regjonin frontal dhe parietal dhe një hematomë palbebrale të djathtë.
” Me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbimi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore vijon të sfidojë kushtet e motit në terren të vështirë.
Midis një terreni shume të vështirë u bë e mundur marrja e tij, trajtimi dhe transportimi në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë ku është jashtë rrezikut për jetën”, sqaron Ministria
Me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbimi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore vijon të sfidojë kushtet e motit në terren të vështirë. Një 25-vjeçar u shpëtua sot pas 4 orësh kërkime, në një terren tejet të vështirë në Malësinë e Madhe dhe aktualisht po trajtohet në spitalin universitar të Traumës, jashtë rrezikut për jetën🙏🏼#ShëndetësiaNëGadishmëri 🚨
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 30. Januar 2019