Unaza e Re, skualifikohen të gjitha ofertat për segmentin e parë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato bëri me dije ditën e sotme, se janë skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për segmentin e parë të projektit të Unazës së Re.

Në një dalje për mediat, Qato bëri me dije se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret.

“Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, u shpreh Qato.

Kjo gjë vjen pasi kompania “DH Albania” e cila fitoi fillimisht garën, rezultoi me dokumente të falsifikuara, çka ka bërë që verifikimet të jenë të imëta.

Pas zbulimit të falsifikimeve të Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë për rindërtimin e Unazës së Madhe, u rihap sërish tenderi, por Qato lajmëroi sot skualifikimin e kompanive garuese. 

Zjarr Tv Ad