Evropa sidoqoftë ka regjistruar një numër më të vogël emigrantësh që përpiqen të arrijnë brigjet e saj, por rreziku nuk është zvogëluar. Numri i vdekjeve shkon sipas një raporti të agjencisë së kombeve të bashkuara për refugjatët, në udhëtimet e shpresës, është gjashtë persona në ditë. Rreth 2275 vdiqën ose u zhdukën ndërsa kalonin Mesdheun në 2018.

“Mes 2017 dhe 2018, përqindja e personave që ne vlerësojmë se kanë humbur jetën në Mesdhe është dyfishuar ç’ka do të thotë që ka më pak operacione shpëtimi. E kjo është e papranueshme, veçanërisht për Evropën’, thotë Filippo Grandi, komisioner i lartë për refugjatët.
Agjencia paralajmëron për një rritje të mundshme të retorikave anti-emigrantë në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian në maj, edhe pse numri i emigrantëve të mbërritur në Evropë, ra vitin e kaluar, në minimumin e katër viteve të fundit. Rreth 116 mijë refugjatë dhe emigrantë mbërritën në Evropë vitin e kaluar.
Në 2017 shifra ishte 172 mijë dhe në 2016, 360 mijë. Ndërkohë, në 2015, një milionë refugjatë hynë në Evropë me kontinentin që përjetoi fluksin më të madh të refugjatëve që pas luftës së dytë botërore. Sipas UNHCR, ka ndryshime edhe në trajektoret e përdorura. Spanja tani ia ka kaluar Italisë dhe Greqisë duke u bërë destinacioni kryesor i atyre që tentojnë të arrijnë Evropën nga toka dhe deti. E kjo sipas UNHCR reflekton realitetin e ri politik në Evropë.