Përfaqësuesja e Kosovës miqësore me Danimarkën dhe Gjibraltarin

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë në fokus është fushata për kualifikimin në Europianin e vitit 2020, e për të përgatitur sa më mirë ndeshjet janë organizuar dhe dy miqësore, me Danimarkën dhe Gjibraltarin. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se sfida e parë do të jetë me Danimarkën, më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa përballja e dytë po në rang miqësoresh është programuar në tetor me Gjibraltarin, në Prishtinë. Sipas FFK-së, mes opsioneve kanë qenë dhe kombëtare mjaft të forta, si Gjermania dhe Argjentina, ndeshje që do të luheshin jashtë, por këto mundësi kanë “perënduar” për një arsye apo tjetrën. Numri një në futbollin kosovar tha se përfaqësuesja e trajnerit Challandes mund të kualifikohet në Europianin e ardhshëm, edhe pse të jesh në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi nuk është diçka e lehtë.

 

Zjarr Tv Ad