Përse disa femra qëndrojnë në lidhje helmuese?

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse ndonjëherë e keni parë një shoqe apo të afërme duke vazhduar lidhjen me një partner toksik, me siguri që keni menduar se përse ajo thjesht nuk largohet.

Ndoshta ju vet keni shpenzuar muaj apo vite në një lidhje të pashëndetshme sepse nuk keni mundur t’i jepni fund lidhjes.

Shumë femra inteligjente përfundojnë në lidhje të tilla toksike – por përse?

Nuk besojnë se mund të gjejnë më mirë sesa partneri aktual

Një femër me mendime të ulëta për personalitetin apo pamjen e saj shpeshherë supozon se nuk do të jetë e aftë ta gjej një partner tjetër më të mirë, andaj ajo e pranon atë gjë dhe qëndron në lidhjen aktuale.

Femrat e tilla mund të jenë të rritura në familje toksike dhe mendojnë se lidhja e tyre është normale

Është fakt pikëllues i jetës se shumë prej nesh mund të jemi rritur në familje ku abuzimi, palumturia dhe komunikimi i dobët kanë qenë gjëra normale.

Nëse prindërit tuaj kanë pasur një lidhje toksike, ju mund të rriteni duke menduar se ashtu duhet të jenë të gjitha lidhjet.

 

Zjarr Tv Ad