Sipas të gjitha gjasave, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi anëtar i LSI, nuk do të votojë për Monika Kryemadhin, por për programin e Lulzim Bashës. Ka qënë vetë Manjani, ku pa iu dridhur qerpiku ka thënë publikisht se ai është pro programit të Bashës, dhe se padiskutim vota do të jetë në këtë drejtim.
Partia Demokratike ka prezantuar ‘Alternativën për Zhvillim Ekonomik”; një paketë me 30 masa që kjo forcë angazhohet se do të marrë kur të jetë në pushtet.
Në listën e masave të prezantuara janë shfuqizimi i kontratave koncesionare abuzive, renditja e Shqipërisë në listën e 30 vendeve më reformatore në botë, rritje të kufirit për TVSH-në e bizneseve, tatim me kuotë fikse 0.5 % të xhiros vjetore, ndalimi i kontrolleve ndaj bizneseve pas vendosjes së pullës fiskale, ulja e masës së kontributeve të sigurimeve, taksë e sheshtë 9 % për investimet e huaja, etj.