Gjykata e Shkodrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Shkodër për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit, Bardhok Planaj pas referimit nga policia.
Planaj ishte arrestuar në dhjetor të 2018, pasi u akuzua për ndërtim të paligjshëm dhe pastrim parash.
Ai njihej si biznesmen që kishte lidhje të ngushta me politikën në Shkodër.
Ja njoftimi i Prokuorisë
Sekuestrohen pasuritë e shtetasit Bardhok Planaj.
Gjykata Shkodër miratoi kërkesën e Prokurorisë Shkodër për sekuestro pasurie pas referimit nga policia.
Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, ç’ka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.
Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;
I. Pasuri të paluajtshme:
1) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704
2) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
3) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
4) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
5) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
6) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
8) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
9) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
10) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
11) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
12) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
13) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
14) Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204
15) Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planajt si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16) Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planajt.
17) Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planajt sipas ref.2087
II. Pasuritë e luajtshme
1) Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj
2) Automjet Volksvagen Golf.
3) Automjet BMW.