Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në një takim me studentë në konviktet e Mjekësisë, sjelljen e tij dhe fjalët ndaj Berishës, të cilit i tha se “ti familjes dhe gruas sime i ha ato që nuk thuhet”.
Duke iu referuar kësaj gjuhe të përdorur në Kuvend, Rama u justifikua me këtë mënyrë:
“Ata që thonë nuk duhet të flasë kështu kryeministri, kryeministri nuk bën thhhh, nuk vishet kështu e me radhë… Unë nuk jam bërë kryeministër për t’u bërë dikush tjetër, e nuk dua që duke qenë kryeministër të bëhem dikush tjetër e të mos njoh veten. Jam bërë kryeministër, si ky që jam me të gjithë të metat, dobësitë dhe të këqijat dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj veten që t’u dukem si kryeministër këtyre që nuk dinë çfarë flasin. E shoh të rëndësishme t’u qëndroj besnik njerëzve, të them atë që mendoj, të sillem si më vjen, të vishem si dua, dhe në 2019 të jap dhe unë kontributin tim që në këtë shoqëri njerëzit të mos jenë aq të prapambetur për si e tha, si u vesh dhe muhabete katundi, veshi atletet, doli pa pantallona…”- tha ai.