Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë dhjetorin e vitit të shkuar, është arrestuar nga policia e Kurbinit, ndërsa në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione të fshehura.
Në pranga përfundoi shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Gjithashtu, më 22 Janar 2019, ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale”, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë” dhe “Dhunë në familje”.
Njoftimi i Policisë
Kurbin
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, u ndalua shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura.
Gjithashtu, më 22 Janar 2019, ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë, ” Arrest në burg” për veprat penale”, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” ” Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë” dhe ” Dhunë në familje”