Vlorë/ Deti i trazuar dhe me dallgë, përmbyt disa varka

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qytetin e Vlorës, disa varka të vogla peshkimi janë përmbytur për shkak të dallgëve të larta.

Moti i keq i shoqëruar me erëra të fortë, ka mbytur në zonën e plazhit të vjetër rreth pesë varka.

Lundrimi detar vijon të mbetet i pezulluar edhe këtë të dielë.

Ndërkohë, era e fortë ka dëmtuar fiderin “Vlora 1” prej 6kV, duke rrëzuar shtyllat.

Ekipet e defekteve ndodhen në terren duke riparuar rrjetin, i cili furnizon një pjesë të spitalit rajonal.

“Moti i keq është i disfavorshëm për një rikthim të shpejtë të energjisë, megjithatë stafet dhe masat shtesë, të marra në kushtet e emergjencës, do reduktojnë kohën e riparimit të fiderit që ndodhet në zonën e TEC-it, Vlorë”, sqaron OSHE.

Zjarr Tv Ad