U aksidentua në përrua/ Ardit Gjebrea mesazh për Eni Çobanin: Zoti të la me ne

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë më parë, mediat u pushtuan nga lajmi se avokatja e njohur dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq” bashkë me ministren për dialog në Republikën e Kosovës, Edita Tahiri pësuan një aksident në zonën e quajtur “Kthesa e xhanës”.

Ardit Gjebra, prezantuesi i së “Dielës Shqiptare” dhe njëkohësisht miku i ngushtë i jurites, në lidhje me këtë ngjarje, ka shkruar një dedikim prekës në llogarinë e tij në Instagram.

Në postimin e tij Gjebra falenderon Zotin që Eni është mes nesh, ndërsa shprehet se ne jemi vetëm kalimtarë në këtë botë.

Moderatori tregon edhe vizitën që u bën shpesh prindërve të ndjerë në varreza, një vend që thotë se i shërben ta perceptojë ndryshe jetën.

Ardit Gjebrea shkruan në Instagram

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!” ka shkruajtur moderatori në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad