6 gra u ekzekutuan në 1 muaj, kërkohet me ngulm rikthimin e dënimit…

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrasjet e grave në familje kanë kulmuar në fillim të këtij viti.
Në një muaj, 6 gra janë vrarë prej bashkëshortëve apo të afërmve. Shoqatat që janë në mbrojtje të grave e konsiderojnë shifrën alarmante. Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës ‘Në dobi të gruas’, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, si një problem që vjen nga mungesa e edukimit. Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital. Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë.

Zjarr Tv Ad