Tiranë/ Gjendet e masakruar një grua, në kodrat e liqenit të Sharrës

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua e masakruar është gjetur në kodrat e liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm nga qytetarët.

Mësohet se ne trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba.

Viktima është identifikuar si Lirie Xhepa rreth 45 vjeç.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.

Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra.

Banorët thonë se kanë parë njerëz me makinë në këtë zonë.
Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Shumë pranë vendit ku është gjetur trupi i viktimës ka edhe banesa.

Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë.

Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad