Kosovë, platforma për dialogun në duart e liderëve kosovarë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipi negociator përfundoi tekstin e projekt-platformës për dialogun me Serbinë, që ia ka dorëzuar sot për shqyrtim krerëve të shtetit. Pas kësaj, platforma do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Projekt-platforma do t’i dërgohet edhe dy partive opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë. Pas takimit, kryeministri Ramush Haradinaj shprehu mbështetjen e tij për një marrëveshje me Beogradin pa shkëmbim territoresh.

Ndërsa duke iu rikthyer çështjes së taksës mbi mallrat serbe, Haradinaj shprehet sërish kundër heqjes së saj, pavarësisht presioneve ndërkombëtare, e veçanërisht atyre tashmë të shtuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për mua, taksa nuk hiqet deri në njohje”, tha Haradinaj.

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, përmes një letre drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, shprehën  zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës.

“Është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bashku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth.

 

Zjarr Tv Ad