Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit nga protestuesit të kërpudhës së vendosur tek ambientet e jashtme të kryeministrisë. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se kërpudha ishte një vepër e Carsten Holler dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.Kryeministri i ka kërkuar ndjesë artistit të famshëm dhe thotë se kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët.
Kryeministri Rama në Twitter:
KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta.