Ditën e shtunë i është dhënë lamtumira e fundit futbollistit të njohur, Emiliano Sala i cili humbi jetën në fund të muajit janar pas një aksidenti ajror.
Trupi i tij ka qëndruar në një morg në Buenos Aires deri orët e para të mëngjesit dhe më pas, u vendosnë një palestër në veri të kryeqytetit argjentinas.
Homazhet për të u kryen në qëndrën stërvitore të San Martin, skuadra e parë në karrierë e Emiliano Salas. Shpenzimet për riatdhesimin e tij janë paguar nga presidenti i Kardifit.
Por ajo që ka prekur të gjithë janë fotot e qenit të tij që po bëjnë xhiron e botës. Në fillim ka qenë motra e Emiliano Sala që ka postuar një foto prekëse të qenit, Nala duke pritur të zotin në shtëpi.
Më pas në disa foto të tjera shihet Nala duke qëndruar për orë të tëra te dera e qëndrës stërvitore para se të zhvillohej funerali i futbollistit argjentinas.
Emiliano Sala e kishte adoptuar Nalan në vitin 2015 dhe që atëherë ata ishin shumë të lidhur me njërir tjetrin. Nala të kujton Sully-in qenin e George Bush i cili qëndroi tek arkivoli I të zotit për disa orë me radhë. Pas vdekjes së Emiliano Sala, Nala do të qëndrojë me motrën e futbollistit.