“Të goditet policia”, shoqërohet një protestues i 16 shkurtit tek Astiri

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin 6 një nga protestuesit e 16 shkurtit, pasi ka bërë thirrje të goditet policia..

Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë

Në mbështetje të banorit të zonës së Astirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Deri tani janë arrestuar 16 persona, të cilët dyshohet se morën pjesë në aktet e dhunës gjatë protestës.

Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.

Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.

Zjarr Tv Ad