Është tensionuar situata në Lezhë, teksa qytetarë dhe mbështetës të PD kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do lejojnë eskortën e Ramës të kalojë.
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar sot një aktivitet në Pukë.
Protestuesit kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë.
Mes protestuesve të cilët dolën për të bllokuar rrugën shquhen edhe punonjes se Bashkisë në Shkodër apo pjesëtarë të forumeve te PD.
Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.
Punonjësit e policisë të armatosur dhe u bëjnë thirrje protestuesve me megafon se bllokimi i rrugës përbën vepër penale, por qytetarët thonë se vepër penale përben qeveria e korruptuar.
Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik” dhe thonë se nuk do largohen nga rruga.