Përrenjas/ Kryebashkiakja: Të shpërndahet Këshilli Bashkiak pas bllokimit të buxhetit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e bashkisë Përrenjas Miranda Rira u ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama, prefektit të Elbasanit si dhe Këshillit të ministrave që të shpërndahet këshilli bashkiak i bashkisë së Përrenjasit pas bllokimit të buxhetit.

Kryetarja e bashkisë u shpreh se nga bllokimi i buxhetit sipas saj me urdhër të deputeteve të PS janë mbyllur kopshtet dhe çerdhet.

“Bllokimi i buxhetit ne bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kane berë presion këshilltarëve të PS për mos miratim te buxhetit. Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë. Gjithçka është sajese politike për të bllokuar bashkinë Përrenjas që qeveriset nga LSI”- tha thënë Rira.

Zjarr Tv Ad