Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qarkun e Gjirokastrës. Disa simpatizantë me në krye deputetin e PD-së, Tritan Shehu kanë dalë në rrugë me qëllim pengimin e shefit të qeverisë.
Simpatizantët e Partisë Demokratike janë rreshtuar në rrugën që pritet të kalojë kryeministri me parulla dhe thirrjet “Rama ik”.
Kjo vizitë e Ramës në Gjirokastër vjen në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”, e cila vijon nga veri në jug të vendit. Ndërkohë policia ndodhet në rrugë për të mundësuar kalimi e Ramës me qëllim shmangien e përplasjes me simpatizantët.