Rama me studentët e Gjirokastrës: S’ka më, mbarova shkollën dhe dua punë në shtet

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një diskutim me studentët e Gjirokastrës lidhur me paktin për Universitetin, tha se të mësuarit e njerëzve në vendin tonë me idenë se jetojnë në një sistem tjetër dhe jo ku shteti përgjigjet për të gjitha, duhet të fillojë herët në shkollë.

Sipas tij, është shumë rrugë e shkurtër për të financuar universitetin me paratë e prindërve dhe buxhetit, ndaj nënvizoi nevojën që Universiteti të nxjerrë vetë para.

Ai shtoi se angazhimi i trupës pedagogjike dhe studentëve për të nxjerrë para mungon komplet, ndërkohë që tha se Universitetet në botë gjenerojnë të ardhura, jo vetëm me donatorët që kanë, por edhe me ato që i ofrojnë tregut.

“Ky universitet jeton përditë mbi një pasuri të jashtëzakonshme që fle dhe që ka filluar të zgjohet nga pak por është shumë larg nga ajo që synohet. Kjo pasuri është Gjirokastra, është një vend i bekuar, ku mendja, dija dhe vullneti mund të nxjerrin shumë të ardhura. Universiteti ka mundësi ti ofrojë institucioneve dhe biznesit privat, projekte konkrete dhe duke bërë këtë, studentët jo vetëm mësojnë nëpërmjet librave, por mësohen të hyjnë në një logjikë tjetër. Jo në logjikën mbarova shkollën dhe dua punë në shtet”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi më tej mundësinë e punësimit për shtetin të studentëve më të mitë me 9 dhe me 10, të cilët mund të punojnë për shtetin dhe në këtë mënyrë fitojnë eksperiencë në administratë.

Rama deklaroi se nëpërmjet projekteve dhe studimeve mund të ndërtohet një rrugë e re.

Zjarr Tv Ad