Kaos në stadium, Flamurtari barazon tifozët e kuq futen në fushë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flamurtari ka tronditur Partizanin, teksa ka barazuar me anë të Ribajt në minutën e 39-të, por ky ndryshim rezultati dhe festa e Ribajt me të tijtë ka irrituar një disa tifozë që gjendeshin pranë tyre, që janë futur në fushë dhe kanë goditur fotografin e Flamurtarit. Kaosi ka vijuar disa minuta me tifozët e kuq dukshëm të irrituar mezi janë qetësuar dhe janë frenuar nga tifozë të tjerë të Partizanit. Kjo festë e Ribajt i ka kushtuar kartonin e kuq Ribajt, ndërsa ndeshja ka rifilluar pas rreth 6 minutash. Ka ndryshuar rezultati në sfidën mes Partizanit dhe Flamurtarit, teksa të zotët e shtëpisë kanë shënuar golin e epërsisë në minutën 11-të me anë të sulmuesit Jurgen Bardhi. Ka qenë një lëvizje mjaft e mirë e Asanit në krahun e djathtë, që ka harkuar një top në qendër, aty ku Bardhi i është vjedhur mbrojtjes mike dhe ka shtyrë në rrjetë topin perfekt të Asanit. Minuta e 13-të, Partizani-Flamurtari 1-0

Të kuqtë kërkojnë suksesin pas disfatës ndaj Laçit, ndërsa Flamurtari, pavarësisht largimeve, vjen me moralin e lartë pas triumfit ndaj Skënderbeut.

Në këtë përballje, Skënder Gega ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Dilaver Dukës, ndërsa trajneri Ilir Daja, ka rreshtuar më të mirët e mundshëm, pas largimeve të shumta që ka pasur në ekip.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Duka, Asani, Mala, Bardhi.
Trajner: Skënder Gega

Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj, Musta, Kale, Ribaj.
Trajner: Ilir Daja

 

 

 

Zjarr Tv Ad