Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është nisur me tren për Hanoi, për të zhvilluar bisedimet me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai mbërriti në qytetin kufitar kinez të Dandong pas orës lokale 21:00 të shtunën. Samiti i dytë mes SHBA dhe Koresë së Veriut është planifikuar të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në kryeqytetin vietnamez. Samiti vjen pas takimit historik mes dy liderave vitin e kaluar në Singapor. Të gjithë sytë do të jenë drejt bisedimeve ndonjë do arrihet progres në lidhje me çështjen e denuklearizimit. Kim udhëtoi drejt Hanoi me motrën e tij Kim Yo Jong dhe një nga negociatorët kryesorë të tij, ish gjeneralin Kim Yong Chol.