Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetët britanikë do jenë në gjendje të japin një votim përfundimtar të marrveshjes së Brexit deri më 12 mars, tha kryeministrja Theresa May. Duke folur për gazetarët ndërsa udhëtoi në një samit në Egjipt, May përjashtoi mundësinë e zhvillimit të një votimi parlamentar për marrëveshjen këtë javë. Ajo tha se bisedimet me Bashkimin Evropian janë “ende në vazhdim”. Kryeministrja bëri të qartë se nuk do të merrte masa kundër ministrave që paralajmëruan se do votonin për vonesën e Brexit nëse nuk ratifikohej ndonjë marrëveshje. May shtoi se shtyrja e procesit nuk e zgjidh problemin.