Prova të reja nga vrasja e Bilalit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gati një muaj pas ekzekutimit të ish policit, Arben Bilali, pranë banesës së tij, policia ka në dorë prova tejet të rëndësishme që pritet të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime nga grupi hetimit, megjithëse shprehen tepër të rezervuara, bëjnë me dije për Vizion Plus se nga provat që u gjetën në automjetin e vrasësve, janë përfituar profilet e ADN-së dhe gjurmë gishtash të autorëve, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë. Për zbardhjen e ekzekutimit mafioz që tronditi kryeqytetin, mesditën e 30 janarit mësohet gjithashtu se disa persona janë vënë në përgjim. Të frikësuar nga prezenca e policisë në rrugët lidhëse me zonën e Selitës ku ndodhi ekzekutimi, autorët braktisën automjetin mercedes-benz me targa të vjedhura, në një kodër në Mjull Bathore. Ndonëse e kishin spërkatur mjetin me benzinë, vrasësit nuk e dogjën për shkak se tymi do lokalizonte vendndodhjen e tyre. Hetimet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali janë fokusuar në pistën e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës, të cilit i ishin ekzekutuar edhe 2 vëllezërit.

Zjarr Tv Ad