Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një adoleshent shqiptar, 16 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pontedera, Itali, ndërsa mësohet se autorë të kësaj ngjarje janë disa të rinj, arabë. Siç bëjnë të ditur mediat lokale, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Pontederas në Itali, ku adoleshenti shqiptar është përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë. Sulmuesit e kanë qëlluar me thikë në sy, duke e plagosur rëndë. Ai ndodhet i shtruar në spital, ndërsa policia është vënë në ndjekje të të rinjve. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi mes të rinjve.