Britani, Laburistët: Referendum të dytë për Brexit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i laburistëve në Britani, Jeremy Corbin, është shprehur se është pro një referendum tjetër mbi Brexit-in, nëse parlamenti, këtë javë, e hedh poshtë marrëveshjën për braktisjen e vendit nga blloku. Zëdhënësi i partisë laburiste, Keir Starmer, ka paralajmëruar se partia e tij do të propozojë një amandament që qeveria të miratojë propozimin e tyre për një union të përhershëm doganor me BE-në. “Nëse parlamenti nuk e voton planin tonë atëherë laburistët do të mbajnë premtimin që e kemi dhënë në konferencën tonë vjetore dhe do të mbështesim një tjetër votim publik” . Ndërkohë që kryeministrja britanike Theresa May është nën presion për të shtyrë daljen e Britanisë nga blloku, pasi gjasat për një marrëveshje të re me BE-në janë shumë të vogla. Ndërsa BE-ja i propozon Britanisë të shtyjë daljen nga blloku dhe kërkon që ajo të rishikojë marrëveshjen paraprake e cila ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik.

 

Zjarr Tv Ad