Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvilloi sot një takim me kryeministrin Zaev. Biseda u përqendrua në marrëveshjen e Prespës dhe Miratimin e Ligjit të Gjuhëve si arritje historike të cilat e orientojnë vendin drejt qëllimeve strategjike për evropianizim tërësor, në paqe, siguri e prosperitet. Një vëmendje e veçantë iu dedikua thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, në kuadër të mekanizmit të G2G-ve dhe angazhimeve të ndërmarra në lidhje me bashkëpunimin rajonal. Ministri Cakaj në fjalën e tij shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, mbi të gjitha mbështetjen në finalizimin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe më tej në Bashkimin Evropian.
Maqedoni e Veriut, Ministri Cakaj takim me kryeministrin Zaev
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...