Juventus, një kampion bote për të zëvendësuar Alegrin në pankinë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të sigurt se Masimiliano Alegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, mediat italiane janë të impenjuara për të gjetur emrin që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë zgjedhur për t’i besuar skuadrën. Një ndihmë për ato vjen nga Franca, ku prestigjozja “L’Equipe” tregon se në krye të listës qëndron Didier Deschamps. Aktualisht trajner i kombëtares së Francës, 50-vjeçari pritet të largohet nga drejtimi i “Gjelave” pas shtatë vitesh dhe fitimit të Kupës së Botës. Ky triumf ishte kulmi që mund të arrinte dhe Deschamps është në kërkim të sfidave të reja. Po ashtu, duke qëndruar në atë që shkruan “L’Equipe”, tekniku ka një raport të shkëlqyer me drejtuesit e klubit juventin dhe familjen Agnelli, jo vetëm për faktin se ai ka luajtur me skuadrën bardhezi, por edhe për besnikërinë e tij ndaj saj. Kujtojmë se pas largimit të Fabio Kapelos, ishte pikërisht Deschamps që pranoi të ulej në pankinën e Juventusit në Serinë B, përpara se ta kthente sërish në elitën e futbollit italian. Trajneri francez nuk i ka humbur asnjëherë kontaktet me kampionët e Serisë A, ndërsa sipas “L’Equipe” në një telefonatë të fundit me Andrea Agnelli, ky i ka matur pulsin duke i propozuar mundësinë e rikthimit në pankinën e “Zonjës së Vjetër”.

Zjarr Tv Ad