Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nesër, Tirana do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa tashmë mësohet se drejtues të klubit bardheblu kanë pasur një takim me zyrtarë të policisë së kryeqytetit.
Pas një bisede mes palëve, ka pasur një dakortësi mes tyre që rreth ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi” të jenë rreth 800 forca policore. Një informacion ky i raportuar nga gazetari Gjergj Stefa i cili ndodhej në stërvitjen e sotme të skuadrës së Tiranës, e fundit para derbit të nesërm kundër Partizanit.