“Porti i Durrësit në dorën e bandave të Avdylëve, Çekiçëve, arenë e të gjitha trafiqeve kriminale! Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital.” – Ky është denoncimi më i fundit që bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, referuar mesazhit të një punonjësit të Portit të Durrësit; mesazhi tregon se Porti është marrë në duar nga bandat dhe gangsterrët për trafiqet e tyre të karburanteve dhe drogës. Ja mesazhi i plotë: Me sinqeritetin më të madh, të betohem që nuk mendoja të të shkruaja ndonjëherë si simpatizant i së majtës që jam, por mora shkas nga denoncimi që bëtë ditë më parë për kolegët e mi, që u dhunuan në Port.
Jam pjesë e “security” të Portit e sinqerisht aty është bërë të ikësh me vrap, se çdo gjë e kanë marrë në dorë bandat.
Ne duhet të mbyllim sytë e mos të flasim, se hamë ndonjë tytë pistolete kokës. Kanë zaptuar çdo gjë.
Në bashkëpunim me këtë drejtorin nxjerrin gjithë natën, naftë kondrabandë nga anijet e ne duhet të heshtim.
Ka zaptuar gjithë atë territor në mes të Portit, ky grup kriminal e do bëjë dhe karburant aty që të marrin naftën.
Kanë dhe grupet e veta që kanë kontratë me Portin për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.
Dhe pse i kanë mbi 2 miljonë euro borxh Portit e prapë lejohen me punu, se ndryshe ha pistoletë kokës e janë po ata që ngarkojnë e shkarkojnë dhe mallin e drogën që vjen e ikën.
Nuk di çfarë bën Kontrolli i Shtetit e si nuk i kap njeri me 2 miljonë euro borxh që kanë Mond Çekiçi me shokë, grupi i Vangjushit e Avdylajve.
Nuk punojmë dot më, po çfarë t’i bëjmë halleve e kalamanjve se çfarë nuk na shohin sytë. Banda, gangsterra në zaptim total të Portit të Durrësit.
Ty të ruajt Zoti e na ndihmo me këta alabakë, se në hall të madh jemi se këto janë palë me drejtorin e bëjnë gjithë punët e pista.
I verifikon kollaj fare dhe për terrenin që kanë zënë dhe për borxhet që kanë dhe për kontrabandën që bëjnë me drejtorin.