Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e hënë, kur dhe do të nis zyrtarisht zëvendësimi i deputetëve.
Në një njoftim të ditës së sotme, KQZ bën me dije se ditën e hënë do të zëvendësohen katër deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Bëhet fjalë për Endrit Braimllarin, Edmond Haxhinaston, Përparim Spahiun dhe Floida Kërpaçi.
Ndërkohë këtë të premte kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ për të marrë mandatin e deputetit, duke dalë kundër linjës së partisë për djegien e mandateve, katër kandidatët Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi.
Më konkretisht KQZ do të bëjë shqyrtimin e projekt vendimeve:
– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.
– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.
– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.
– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.