Jashtë protestë, Rama në seancë: Opozita në rrugë pa krye! Nuk na bën dot asgjë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa jashtë opozita mban protestë, Kryeministri Edi Rama nga seanca parlamentare tha se nuk është një protestë popullore por një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit shqiptar, që për asnjë moment sipas tij, nuk pati sensin e realitetit dhe reflektimit mbi vetveten.

Rama deklaroi se ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, ku e vetmja gjë e re, është një vendim politikisht vetëvrasës i udhëheqjes së opozitës, si rezultat i humbjes së plotë të shikimit mbi vetveten në të gjithë Shqipërinë.

“Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur. Nuk besoj se është e vështirë ti bëni një thirrje të shpejtë kujtesës për situatën ekzaktësisht dy vite më parë në këtë periudhë kur në bulevard u ngrit një çadër dhe nga ajo çadër nisi një rrugëtim për të ndërtuar një republikë të re me kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Edi Ramën Kryeministër dhe një qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre, por që sot janë larguar përfundimisht nga ky parlament”, u shpreh Rama.

Ai tha se asokohe iu dha opozitës gjithçka, ku morën ministrinë e Brendshme, Arsimin, Shëndetësinë dhe Financat me idenë se këto ministri ishin ministri elektorale dhe Partisë Socialiste mund ti përdorte për qëllime elektorale, duke thënë se këtë gjë kishin bërë kur kishin qeverinë.

Po ashtu tha se për herë të parë opozitës iu dha shumicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe se për herë të parë Kolegji Zgjedhor mbeti pa punë, me zero ankesa, dhe gjithçka u tolerua me kushtin që kush fiton qeveris dhe jo më sharje dhe baltë qeverisë në gjuhë të huaj.

Sipas tij, nuk pati asnjë ankesë, duke e cilësuar opozitën pa ide dhe pa program për të përfaqësuar ata që i zgjodhën.

Po ashtu Rama tha se Parlamenti do vijojë punën e tij dhe se “Ne me mandatet nuk luajmë bixhoz!”

Për Kryeministrin, lëvizja e opozitës nuk i bën asgjë shumicës qeverisëse dhe as Partisë Socialiste pasi janë zgjedhur për të qeverisur.

Zjarr Tv Ad