Mbërrijnë deputetët në Parlament, Braçe flet para protestës: Nuk heqim dorë nga parimet kushtetuese

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë mbërritur në parlament ku pritet zhvillimi i seancës së radhës, deputetët e mazhorancës.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 09.30, i shoqëruar me eskortë.

Ndërkohë zëvendës Kryeministri Erion Braçe i cili është paraqitur në këmbë, ka folur pak para nisjes së seancës dhe protestës së opozitës në të njëjtën kohë.

Ai ka thënë se “Besoj se do jemi përfituesit kryesore edhe nga dialogu, sepse ne kemi qenë viktimat më të rëndësishme të shitblerjes së votës, të paktën në Fier dhe në Elbasan.

Zgjedhjet që po konteston opozita u bënë me një qeveri që ishte përgjysmë, tani kur e dogjën edhe këtë mundësi që ne u dhamë, tani për çfarë të flasim?!”

Ai shtoi se nuk heqin dorë nga demokracia dhe Kushtetuta. Braçe ftoi opozitën që të gjitha garancitë që kërkon le ti shkruajë dhe do pranohen në përputhje me parimet kushtetuese.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme që kërkohen nga PD-LSI, ai tha se zgjedhjet vendore janë në qershor, jo të parakohshme

Zjarr Tv Ad