Protesta, demostruesit para Kuvendit me flamurin e SHBA

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur protesta e opozitës para Kuvendit paralelisht me seancën plenare ku pritet të votohet për deputetët më të rinj të opozitës. Edhe pse në nisje protestuesit janë mbledhur para Kuvendit dhe ajo që bie në sy është mungesa e flamujve partiakë. Në vend të këtyre simboleve protestuesit kanë zgjedhur të mbajnë simbolet kombëtare dhe flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët krerët e opozitës e kanë cilësuar protestën e 5 marsit një protestë kombëtare të shqiptareve kundër qeverisë së krimit, duke e zhveshur në këtë mënyrë nga çdo synim partiak.

Zjarr Tv Ad