Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të vijnë me një kompromis, sepse ju nuk mund të presim që Serbia të njohë Kosovën, dhe nga ana tjetër të mos marrë asgjë në këmbim, transmeton Gazeta Metro.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, ka thënë Vuçiç në një intervistë me agjencinë italiane ANSA, me rastin e vizitës së ardhshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte të mërkurën në Serbi.

Ai tha se çështja e ndryshimit të kufijve është temë e diskutueshme, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njejtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka mohuar se ka pasur një takim me Hashim Thaçin për të biseduar për çështjen e kompromisit.

Zjarr Tv Ad