Një pacient në Londër ka mposhtur sëmundjen e rëndë të HIV, duke u kthyer kështu në personin e dytë në botë që arrin t’i mbijetojë gjendjes shëndetësore në fjalë. Identiteti i tij ende nuk është bërë publik, mirëpo ai gjerësisht po prezantohet si pacienti nga Londra. Doktorët që e kanë marrë përsipër si rast, kanë raportuar se pacienti aktualisht nuk është më bartës i virusit vdekjeprurës Aids. Ata kanë sqaruar ndër të tjera se shërimi i tij ka ardhur si pasojë e një terapie të vazhdueshme.
Rikujtojmë se e njëjta terapi ka rezultuar e suksesshme edhe për pacientin nga Berlini, Timothy Ray Brown, i cili hyri në histori si personi i parë i shëruar nga HIV. Thuhet se transplantet që kryhen në pacientë me sëmundjen vdekjeprurëse janë tepër të rrezikshme dhe probabiliteti që të mbijetojnë thuajse nuk ekziston. Rikthehemi tek rasti i personit të dytë në botë të shëruar nga HIV.
Pacienti nga Londra është diagnostikuar me HIV në vitin 2003 dhe ka filluar të marrë drogë për të mbajtur nën kontroll sëmundjen në vitin 2012. Ai u trajtua me “limfomën Hodgkin” atë vit dhe iu nënshtrua një transplanti të qelizave burimore për të trajtuar kancerin në vitin 2016. Kësisoj mjekët arritën që të gjenin një donator me mutacion gjenin që ofron rezistencë natyrore ndaj HIV.
Vetëm 1% e njerëzve që kanë lindur në vendet që ndodhen afër Polit të Veriut kanë trashëguar mutacion nga të dy prindërit dhe janë imun ndaj HIV. Dhuruesi kishte këtë kopje të dyfishtë të mutacionit.
“Kjo ishte një ngjarje e pabesueshme”, tha studiuesi kryesor, Ravindra Gupta.
Transplantimi ndryshoi sistemin imunitar të pacientit në Londër, duke i dhënë atij mutacionin e donatorit dhe rezistencën ndaj HIV. Me vullnet të plotë ai ndaloi së përdoruri drogën për të parë nëse virusi do të rikthehet apo jo. Kjo e fundit fatmirësisht nuk ndodhi dhe tanimë pas 18 muajsh pacienti nuk ka asnjë shenjë të virusit.