Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku ka rigjetur veten në kampionatin rumun, duke fituar rolin e protagonistit. 31 vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në fitoren me përmbysje të Astra në transfertën e Craiova, ndërsa festimi i golit me shqiponjë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në stadium. Llullaku shënoi golin e barazimit 1-1 të përkohshëm, duke shfrytëzuar asistin nga e djathta e sulmit. Ndërsa Donkan ia bëri më të lehtë fitoren Astra, e cila mori 3 pikë mjaft të vyera për ecurinë në fazën tjetër të kampionatit. Ky ishte goli i 6-të i Llullaku në kampionat, teksa dy të tjerë i ka shënuar në Kupën e Rumanisë.
Paraqitje këto që mund t’i japin një bonus sulmuesit, që pritet të vihet nën urdhërat e Christian Panuccit që këtë mars, për duelin e rëndësishëm ndaj Turqisë.