Nënkryetari i PD Edi Paloka, ka reaguar pas një intervistë të kreut të qeverisë për median italiane.
Në një shenim në faqen e tij në facebok ai shkruan se “mjaftuan tre fraza të Bashës, bazuar mbi fakte, që një orë propagande boshe e Ramës të shkonte për lesh.
Ja psotimi i plotë i Palokës:
Skenari po shkonte “mirë”, për aq sa ishte “investuar” :
– të ftuarit e zgjedhur dhe “pregatitur” siç duhet, recituan pa gabime.
– palloshi e tha shprehjen për të cilën kishte vajtur ; “ata qindra mijë që po shihni të përleshen në rrugë, nuk janë popull i revoltuar, po aktorë të opozitës që luajnë rolin…”-tha pak a shumë.
Edhe Bruno tundte vetëm kokën në shenjë aprovimi.
Pra plani po rezultonte një sukses i vertetë ,që i justifikonte “shpenzimet” , deri në momentin kur palloshi rrëshqiti.
Mjaftuan tre fraza të Bashës, bazuar mbi fakte, që një orë propagande boshe të shkonte për lesh .
Po si gjithnjë nuk e la pa i dhënë dorën e fundit dhe palloshi.
“Drogë në Shqipëri ZERO”- tha
Aty ndaloi dhe tundja e kokës nga Bruno.
Bruno e tundi kokën edhe kur palloshi e krahasoi veten me Cristiano Ronaldon, madje e tundi kokën edhe kur i tha se “sot është Shqiperia që po e ndihmon Italinë”, por gazetari Vespa nuk e gelltiti dot “Droga ZERO”.
“Me fal-i tha- se këtë nuk e permendi kryetari i opozitës, po gazeta e njohur “The Indipendent” ka shkruajtur “Shqiperia -Columbia e Evropës”. Midis “Columbisë së Evropes” dhe “Droge ZERO” siç thoni ju, duhet të ketë diçka, apo jo ?-pyeti gazetari .
Në fakt pyetja ishte me tepër një mënyrë për ta ndihmuar se sa per ta venë me shpatulla pas muri, që palloshi ta zbuste pak genjeshtrën që sapo kishte lëshuar. Po palloshi nguli kembë; “ZERO ! Ja pyesni Guardia di Finanza “- tha i bindur që me këtë i shteroi të gjitha dyshimet e italianeve, ani pse ata degjojnë çdo ditë në mediat e tyre për tonelatat e drogës që shkojnë nga Shqipëria e palloshit.
Me këtë deklaratë të fundit, i bindi italianët ( se ata kishte vajtur të mashtronte) edhe për “vertetësinë” e atyre çfarë ju kishte prrallisur deri në atë moment…
Behu gati pallosh se me 16 mars “aktorët” do jenë qindramijë.