Xhafaj-Babale/ Prokuroria merr të pandehur Ervin Salianjin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin për çështjen e njohur si “Xhafaj-Babale”. Ai është thirrur të premten më 8 mars për tu njohur me akuzat e Prokurorisë.

Pak ditë më parë Salianji është ankuar për zgjatjen e afateve të hetimit. Ai e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria për çështjen “Babale-Xhafaj” për të cilën ai dhe gazetari Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.

Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babale-Xhafaj”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge). Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

Sakaq avokati i Ervin Salianjit tha se: “Pretendimet tona kanë të bëjnë me ankimimin tonë për mos zgjatjen e hetimeve. Kërkojnë të zvarrisin procesin duke pyetur të njëjtin person siç është Fredi Alizoti. Gjykata do shprehet të hënën për ankimin. Dosja është transferuar nga njëra gjykatë tek tjetra”.

Zjarr Tv Ad