Kinemaja italiane në zi

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur italian  Pino Caruso ka ndërruar jetë mbrëmjes e kaluar në Romë. Aktori 84 vjeçar kishte kohë që ishte i sëmurë. Pino  ka lindur në Palermo 12 tetor të vitit 1934 dhe midis vitit 1995 dhe 1997 ai  u rikthye sërish në qytetin e lindjes me aktivitete kulturore që ngiste bordet verore të quajtura ‘Skena e Palermos’. “Palermo humb një qytetar të jashtëzakonshëm që ka kontribuar në rilindjen e qytetit”, deklaroi kryebashkiaku Leoluca Orlando. Caruso njihet si një ndër të parët aktorë që futi dialektin sicilian në televizion, ndërsa në Shqipëri me siguri njihet nga fansat e “Carabinieri-t”. Ishte një personazh i gjithanshëm që kontribuoi në kinema, në teatro, në ekranin e vogël dhe në literaturë me disa libra, jo vetëm biografi por diçka mes poezisë dhe aforizmave.

 

 

Zjarr Tv Ad