Konfirmohet një tjetër largim nga Roma

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roma dhe Monchi kanë ndarë bashkëpunimin pas rreth dy viteve së bashku. Klubi italian ka njoftuar nëpërmjet një lajmërimi në faqen zyrtare për prishjen e kontratës me drejtorin sportiv nga Spanja. Monchi u kryqëzua nga tifozët se erdhi me një projekt të dështuar dhe Roma u eliminua nga Liga e Kampionëve, Kupa e Italisë si dhe mbeti mbrapa garës për titull në Serie A.

“Dua ta falënderojë Monchin për përkushtimin që ai kishte në këto dy vite. I dëshirojmë fat të mirë atij në karrierë”, tha Guido Fienga, CEO i Romës.

Në anën tjetër Monchi ka falënderuar presidentin e Romës, James Pallota dhe të tjerët për besimin.

“Unë dua ta falënderojë presidentin Pallota, trajnerin e skuadrës, lojtarët, stafin si dhe të gjithë mbështetësit për këto dy vite. I urojë Romës sukseset më mira”, u shpreh Monchi.

 

Zjarr Tv Ad