Për më shumë se 4 orë tri familje “luftojnë” me mish e me shpirt për të mbajtur banesat e tyre, nga të cilat përmbarimi kërkon ti largojë. Situata e tensionuar u bë dhe më e rëndë pasi aty ishin dhe fëmijët e vegjël të cilët u traumatizuan nga numri i madh i policëve të cilët nuk i lejonin të hynin në banesë apo dhe përfaqësues të zyrës së përmbarimit të cilët ishin aty për ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Disa here një grua humbi ndjenjat ndërsa kërcënonin se nuk do dilnin nga shtëpia të gjallë. Në një moment pati dhe vatra zjarri. Konflikti ndodhi pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa dhe japin emrin e Aleksandër Gavocit si personi të cilin e akuzojnë se me korrupsion dhe me dokumente të falsifikuara kërkon ti rrëmbejë pronën dhe ti nxjerrë ata në rrugë.
Historia e treguar sipas banorëve të prekur – Aleksandër Gavoci pretendon se është toka e trashëguar nga gjyshi i tij dhe që i ishte sekuestruar gjatë komunizmit.
Nga ana e tyre familjarët e tre banesave thonë se ajo tokë është sekuestruar në 1939 dhe ligji thotë se kthehet toka që është sekuestruar pas vitit 1944.
Ndërkohë me një vendim gjykate të vitit 2013 Blerina Muçës vendosi gjobitjen e familjeve Rrapaj dhe Dervishi me 270 milionë lekë. Kjo ishte gjoba që do ia paguan për shfrytëzimin e korridorit që ka pasur gjyshi i tij përgjatë gjithë viteve. Në pamundësi për t’ia paguar menjëherë siç e kërkonte vendimi Përmbarimi nxorri shtëpinë në ankand në vitin 2015.
Në ankand shtëpia u ble nga një shoqëri tjetër që është në pronësi të vëllait të Aleksandër Gavocit për një shumë prej 150 milionë lekësh.
Familjet apeluan vendimin dhe nisi procesi gjyqësor. Për të hequr dorë nga të gjitha proceset gjyqësore si këta si firma e ndërtrimit nënshkruan një marrëveshje që konsistonte që familjet do të merrnin 230 metra katror secila, në këmbim do të hiqnin dorë nga rekursi.
Gjithashtu familjet do zhvendoseshin për 6 muaj në një shtëpi me qera, e cila do të paguhej po nga firma. Por familjarët e akuzojnë për gënjeshtra dhe druhen se nëse lirojnë shtëpinë do të dalin në rrugë të madhe.
Momentet e tensionit
Ora 11:45 Perfaqesues te zyres se Permbarimit po përpiqen të hapin derën e banesës për të ekzekutuar vendimin, por familjarët brenda nuk e lejojnë.