Paloka: Ska zgjedhje me Ramën, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Megjithëse Partia Demokratike nuk e ka marrë një vendim politik nëse do të hyjë apo jo në zgjedhje lokale, Edi Paloka ka mendimin se me Edi Ramën kryeministër nuk ka arsye për të hyrë në zgjedhje.

Sipas tij, me emërimin e Damian Gjiknurit si përgjegjës për çështjet zgjedhore Rama po tregon vendosmërinë për të blerë sërish votat, por Paloka thotë se gabimi i 2017 nuk do të përsëritet më.

“Nuk ka zgjedhje ne shqiperi pa u larguar rama dhe pa u krijuar kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme. Vendim politik per te hyre ose ne zgjedhje nuk ka akoma por po them qe me kete kryeminister qe vahzdon te tregoje me kembengulje dhe arrogance qe do vazhdoj ti vjedh votat ma thoni ju rrugen. Zgjedhje pa kushte nuk do te kete”, u shpreh nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Por si mund të zgjidhet kriza kur palët nuk ulen në tryezë. Paloka thotë se Partia Demokratike pranon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve por pasi Edi Rama të jetë larguar nga posti i kryeministrit.

Largimi i Ramës shprehet Paloka, hap rrugën e dialogut.

“Një qeveri që në radhë të parë do të thotë Rama jashtë qeverisë. Që nga ai moment fillojnë negociatat, dialogu dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër që lidhet me zgjedhjet e ardhshme. Rama nuk konsiderohet më si pjesë e negociatave. Për ne më mirë të ndërhyjnë ndërkombëtarët”,- vijoi ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike thotë se protestat do të vijojnë jo vetëm ato që do jenë të lajmëruara por paralajmëron dhe surpriza për kryeministrin Edi Rama.

 

Zjarr Tv Ad