Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një nxënës i armatosur me thikë ka plagosur një mësuese dhe tre persona të tjerë në një shkollë në kryeqytetin e Norvegjisë. Viktimat ishin pjesë e stafit pedagogjik në shkollën “Brynseng” dhe u dërguan me urgjencë në spital me disa lëndime të lehta.
Sulmuesi, i cili është nxënës në shkollë është ndaluar nga policia, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Një zëdhënës i policisë tha se kjo cështje është nën hetim.
“Një djalë shumë i vogël është arrestuar. Nuk mund të tregoj se në cilën klasë është. Ai u arrestua brenda ambienteve të shkollës”, tha ai.
Policia zbuloi se nxënësit kanë qenë dëshmitarë të incidentit, por fatmirësisht asnjë nuk është lënduar.