Në rrjetet sociale dhe jo vetëm po qarkullon me shpejtësi një mesazh, ku duket se kryebashkiaku Erion Veliaj po fton qytetarët që të zbresin në shesh të shtunën, për të rikonfirmuar kandidimin e tij për një mandat të dytë në Tiranë.
Në të njëjtën ditë me ftesën e Veliajt do të mbahet dhe Kongresi i PS-së, ku pritet që të zyrtarizohen disa prej kandidatëve të kësaj force politike për 61 bashkitë e vendit.
Veliaj thotë se ai në shesh do të jetë së bashku me familjen e tij, ndërsa kërkon të njëjtën pjesëmarrje dhe nga ana e qytetarëve.
Teksti i mesazhit:
Pershendetje. Uroj te ta percjellin kete mesazh. Besoj e ke marre vesh qe te Shtunen, 23 Mars, do te nisim punen per mandatin tjeter ne Bashkine e Tiranes.
Te falenderoj qe ishe pjese e ketij projekti ne mandatin e pare. Kemi bere shume pune dhe fale edhe kontributit tend, kryeqyteti eshte me i mire.
Ndaj doja te te ftoja personalisht qe bashke me familjen tende te me bashkohesh mua e familjes time, bashke me mijera kryeqytetas ne Sheshin Nene Tereza, ora 11 te Shtunen.
Te perqafoj, Erion Veliaj.