Deklarata e Metës/ Mediat amerikane, jehonë qëndrimeve të Presidentit

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat më të mëdha botërore i kanë bërë jehonë deklarimeve të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”. Qëndrimi i fortë i kreut të shtetit shqiptar është pasqyruar gjerësisht nga mediat kryesore, sidomos ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artikulli i Associated Press është publikuar menjëherë nga gazetat dhe televizionet kryesore amerikane si Washington Post, New Jork Times apo Fox News.

Në artikull theksohet fakti, se z. Meta, që pas zgjedhjes së tij si President i vendit, nuk ka patur marrëdhënie të qeta me Kryeministrin socialist Edi Rama.

Po ashtu bëhet edhe një analizë e situatës së agravuar politike në vend, si dhe theksohet fakti i dorëzimit të mandateve parlamentare nga opozita apo organizimit prej saj të 5 protestave të mëdha brenda 1 muaji, përmes të cilave u kërkua dorëheqja e Ramës pas akuzave për vjedhje3 zgjedhjesh dhe korrupsion.

Ja artikulli i plotë 

Presidenti shqiptar tha të mërkurën se do të ishte gati të japë dorëheqjen nga posti i tij – ose edhe të veprojë si ish-Presidenti kilian Allende, – nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike të vendit të tij.

Ilir Meta tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ai ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nëse ai “ishte i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”.

Megjithëse Meta u zgjodh dy vjet më parë me votat e Partisë Socialiste të majtë, ai nuk ka qënë në qetësi me qeverinë që nga ajo kohë.

Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dhënë dorëheqjen nga mandatet e saj parlamentare dhe po mban protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohëshme.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Pogradecit, Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak.

Meta tha se do të ishte gati të “sakrifikojë jetën time si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që do ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas”.

Opozita nuk ka dëgjuar thirrjet nderkombetare që të mos nxise dhunën dhe të ulet për bisedime me qeverinë.

Gjatë pesë tubimeve në një muaj, mbështetësit e opozitës kanë përdorur bomba dhe predha me tym që të përpiqen të hyjnë në parlament ose ndërtesat e qeverisë. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë. Një miting i ri është planifikuar për të enjten.

Socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Disa nga vendet e liruara nga opozita janë zëvendësuar nga të tjerët nga listat e saj, por shumë prej tyre mbeten bosh.

Socialistët thonë se opozita nuk po ndihmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brukseli do të vendosë në qershor nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit me Shqipërinë.

 

Zjarr Tv Ad