Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Adriatik Alimadhi, i gjashti në listën e PD-së për Vlorën në zgjedhjet e përgjishme të 25 qershorit 2017 ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin e deputetit. Alimadhi është edhe kryetar i Ballit Kombëtar në Vlorë. Më herët dorëzuan formularin Amra Barova dhe Arben Elezi. Barova është kandidate e LSI në qarkun e Shkodrës ndërsa Elezi kandidat i PD-së në Elbasan. Ndërkohë sot në Kuvend u betuan deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani.